PORADECI
Perëndim i vargëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhirë si një hije
Nëpër Mal e nër Lendina shkrumb'i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qielli përmi fshat po bëhet fir...
E kudo krahin'e gjërë me s'po qit as pipëtim:
Në katund kërcet nje portë...në Liqer hesht një lopatë...
Një shqiponjë e aratisur fluturon në Mal-të-Thatë
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim
Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anët errësira po tashi:
Duke nisur udhëtimin mes-per-mes nër Shqipërinë
Drini plak e i përmallshem po mburon prej Shënd-Naumi.